Çifti më i gjatë në botë më tepër se 4 metra

Çifti më i gjatë në botë më tepër se 4 metra

Wilco dhe Keisha Kleef-Bolton janë çifti më i gjatë në botë. Ata së bashku janë më të gjatë se katër metra dhe ky rekord u mundësoi që emrat e tyre të regjistrohen në librin e rekordeve Guinness.

Wilco dhe Keisha kanë dy fëmijë, të cilët po rriten gjithnjë e më shumë cka do ti bëjë ata me siguri familjen më të gjatë në botë. Dali i tyre Lucas është katër vjeç, ndërsa tashmë është i gjatë 1.20 metra, ndërsa vajza vetëm dy vjeçe ka gjatësinë normale prej 91 centimetrave.

Çifti ende fle në shtratin standard dopio, duke iu varur këmbët jashtë por një problem me të cilin ballafaqohen janë rrobat dhe këpucët.

Gjithmonë duhet të vizitojnë dyqanet e specializuara ose të porosisin nëpërmjet internetit, rroba që kryesisht blejnë basketbollistët.

Gjatësia e Wilco Kleef-Boltonit nuk vjen si pasojë e ndonjë çrregullimi, por është një rritje normale në më shumë se dy metra.