Çifti Haradinaj, 20 mijë euro për përvjetorin e martesës

Çifti Haradinaj, 20 mijë euro për përvjetorin e martesës

Çifti Haradinaj, 20 mijë euro për përvjetorin e martesësIsh kryeministri i Kosovës i akuzuar për krime lufte në Gjykatën e Hagës, Ramush Haradinaj ka festuar ditëlindjen e tij si dhe 10 vjetorin e martesës me gazetaren Anita Haradinaj.

Kjo festë u mbajt në lokalet më luksoze në Prishtinë dhe bëhet e ditur se e gjitha kushtoi mbi 20.000 euro. Pjata për person ka kushtuar 28 euro dhe duke e mbledhur ketu edhe shumën e tavolinave, rreth 800 së bashku kanë arritur vlerën 17.640 euro.

Nikoqirët janë kujdesur edhe për dekorin, si mbulesat që kanë kushtuar mbi 700 euro, lulet e freskëta mbi 1000 euro, instalacionet, pishina etj.

Mysafirë kanë qenë politikanë, artistë, miq, familjarë, dhe gjithcka ka shkuar ashtu siq e kanë paraparë Anita dhe Ramushi. Për kënaqësinë e mysafirëve ishtë përkujdesur këngëtari Nysret Muqiqi, ndërsa më vonë ka kënduar Dafina Zeqiri për t’i argëtuar edhe më shumë mysafirët. Prezente ka qenë edhe shefja e shtetit Atifete Jahjaga. si për desert ishin edhe fishekzjarret në qiell që edhe ato arrinin një shumë të madhe parash.