Çifti ecën në këmbë 1.424 milje drejt Italisë

Çifti ecën në këmbë 1.424 milje drejt Italisë

Një çift pensionisht, vendosën të ndërmarrin një udhëtim në këmbë pasi e bija u dhuroinjë pedometër. Mike Higgins 61- vjeç dhe gruaja e tij Janet 65, ecën 1.424 milje drejt Italisë për 148 ditë.

Ata u nisën nga shtëpia e tij në Shropshire për të shkuar në shtëpinë e tyre në liqenin Garda në Ponte Caffaro në Itali. Gjatë rrugës, çifti kaloi në katër shtete dhe u ngjit deri në 20.319 këmbë lartësi teksa kaluan Alpet Zvicerane.

“Pasi pamë sa milje bënim në muaj duke ecur në zonat pranë, unë thashë se kështu mund të shkonin në Itali për pesë ose gjashtë muaj.

Kur e thashë këtë filluam qeshëm, por Janet tha më pas se mund ta bënim diçka të tillë nëse do të donim.

Ideja lindi katër vjet më parë por e morëm seriozisht vetëm dy vjet më parë kur vendosëm ta kryejmë udhëtimin me të vërtetë. Nuk kishim asnjë eksperiencë, por megjithatë menduam se do të ishte argëtim”- tregon Mike.

Çifti u nis nga shtëpia në Church Stretton më 9 Mars, morën një target në Calais dhe pas zbritjes prej tij ata ecën nga Franca në Zvicër dhe më pas në Itali, për të mbërritur në shtëpinë e tyre në liqenin Garsa më 20 gusht.