Chris Garnett i bashkohet Pejës

Chris Garnett i bashkohet Pejës

Chris Garnett i bashkohet PejësBasketbollisti amerikan Chris Garnett të mërkurën i është bashkuar skuadrës së Pejës. Ai në Pejë është dashur të arrijë javën e kaluar, por është vonuar për shkak të problemeve me dokumentacion.

Garnett është i gjatë 211 cm dhe luan nën kosh. Së fundi është paraqitur në Tajlandë e më herët edhe në Japoni, Katar, Turqi, Brunei e Kore të Jugut.

Peja lojtar të huaj e ka edhe Gerti Shimën, ndërsa po kërkon edhe një “legjionar” të pozitës një, dy apo tre.