GiorgioChielliniNew

Chiellini: Shumë entuziazëm në skuadër

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka shprehur kënaqësinë e tij teksa po fliste për Bianconerët, duke thënë se ka plot entuziazëm në skuadër.

“Ne kemi aq shumë entuziazëm këtë vit, por kështu do të kemi edhe më shumë përgjegjësi”.

“Këtë javë kemi ndeshjet e fundit parasezonale dhe më pas fillon sezoni. Ne po punojmë shumë në stërvitje për atë që kërkon trajneri nga ne. Ne duam të jemi protagonistë”, tha Chiellini.