RooneyChelsea ofron 30 mln Paund për Rooney

Chelsea ofron 30 mln Paund për Rooney

RooneyChelsea ofron 30 mln Paund për Rooney24 orë pasi Jose Mourinho bëri të ditur se Wayne Rooney do të transferohet te Chelsea, blutë e Londrës bëjnë ofertën e parë për sulmuesin anglez. 30 milion Paund për klubin e “Djajve të kuq”, plus 50 milion që do të shkojnë në xhepat e Uejn Runejt, pasojë e pagës që futbollisti do të përfitojë.

Arsyeja e largimit të sulmuesit të tre luanëve nga “Old Traford” është e thjeshtë, David Moyes e konsideron zgjedhje të dytë lojtarin dhe e ka bërë të qartë që ai preferon Robie Van Persie. Në këto kushte skuadra londineze menjëherë i është vetofruar Rooney, madje Mourinho bëri të ditur se Chelsea dëshiron lojtarin po aq sa dhe lojtari dëshiron Chelsean.

30 milion Paund është oferta për Manchesterin, ndërsa kosto e kalimit të futbollistit në “Stamford Bridge” shkon në total 80 milion Paund, pasi Rooney kërkon një pagë prej 200 mijë Paund në javë, ose 10.4 milion Paund në vit me një marrëveshje pesë vjecare. Me Djajtë e kuq, sulmuesi anglez luan që prej vitit 2004 dhe ka një mesatare më të lartë se 0.5 gola për ndeshje, pasi në 278 takime ka dërguar topin në rrjetë plot 141 herë.