fernandotorreschelsea_2695044

Chelsea ndalet sërish

Chelsea nuk ka arritur të triumfojë përballë Fulhamit, pasi takimi i zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-1.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë (47’), Juan Mata i kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Fernando Torres.

Mirëpo, kaluan më pak se dhjetë minuta kur mysafirët e barazuan rezultatin përmes Clint Dempseyt dhe ky rezultoi të ishte rezultati përfundimtar i takimit.