Pep Guardiola

Chelsea, 21 mln euro ne vit Guardioles

Pep GuardiolaRoman Abramovich ka vendosur te shpalose “armet e renda” ne betejen e ethshme qe eshte ndezur per te siguruar sherbimet e trajnerit Pep Guardiola ne sezonin e ardhshem.

Miliarderi rus eshte gati te beje cmenduri per trajnerin, aq sa ka pergatitur nje oferte te pabesueshme, me te larten e te gjitha koheve per nje trajner, 21 milion euro ne sezon, me nje kontrate trevjecare.

Nese Guardiola do te pranoje kete oferte prej 54 milion paund ne vit, do te fitoje dyfishin e asaj qe merr aktualisht Sir Aleks Ferguson te Manchester United dhe do te behet trajneri me i paguar ne bote.
Propozimi i Abramovich eshte bere per te mposhtur nje konkurrence te eger, qe sheh pervec te tjerave ne gare per trajnerin spanjoll edhe skuadrat e Bayern Munchen, Manchester United e Manchester City. Miliarderi rus aktualisht eshte ne Karaibe me pushime, por i ka bere te qarte drejtuesve te skuadres se nuk i ka pelqyer humbja me Swansea ne Capital One Cup, ndaj po ben maksimumin per te siguruar trajnerin e tij te preferuar, me shpresen qe ai te nise revolucionin per ta bere kete klub te famshem po aq sa Barcelona.
“Roman deshiron Pep dhe kjo eshte arsyeja pse i ka bere kete oferte kaq te madhe”, ka shpjeguar per mediat angleze nje burim prane pronarit te Chelseat qe ka shpjeguar se miliarderi rus mendon se tashme nuk do te marre me nje “jo” si pergjigje.