Çfarë të bëni kur ta teproni me ushqim?

Çfarë të bëni kur ta teproni me ushqim?

Çfarë të bëni kur ta teproni me ushqim?Nëse e keni tepruar me ushqim e pije dhe keni turbulluar lukthin tuaj, lehtësojani vetes suaj dhimbjet me sodë bikarboni, uthull molle, kalium, magnez, limon apo me një gotë verë të zezë. Nëse ju ndodh kjo, ja disa këshilla si ta shmangni këtë pakujdesi:

– Një lugë sodë bikarboni apo uthull molle janë “ilaçe” të sigurta kundër mundimeve. Përzieni në një gotë me ujë dhe porsa ta ndjeni se keni ngrënë më tepër sesa që stomaku juaj e duron, e pini përzierjen.

– Mineralet, sidomos kaliumi dhe magnezi, mirë ndikojnë në lukth dhe zbutin ndjenjën e fryrjes, prandaj me shujtën e majme konsumoni edhe këto minerale. Më së shumti i gjeni në perimet me gjethe të gjelbra.

– Pasojat e ngrënies së tepërt i shëroni me ndihmën e limonit. Qërojeni dhe shtojeni në një gotë me ujë, sepse limoni nxit punën e metabolizmit dhe ndihmon në tretjen më të shpejtë të ushqimit.

– Një nga zgjidhjet e mundshme për ta zgjidhur problemin, kur e teproni me ushqim është edhe një gotë verë e zezë, pasi që posedon shumë antioksidues që parandalojnë ndikimin negativ të ushqimit të yndyrshëm. Por, mbani mend, mjaftojnë vetëm dy decilitra, gjithçka më shumë dëmton. (Kosova Sot)