Çfarë ndodhi me Haki Hazirin
Gazetat maqedonase sot kanë trajtuar rastin e Haki Hazirit, të arrestuarit gjatë operacionit “Monstër” më 1 maj, i cili u shpall i zhdukur nga familja dhe dy ditë, gjykatësit hetues në Shkup i shqiptuan masën e paraburgimit 30 ditësh, duke e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.
Gazeta e përditshme “Fokus” duke u thirrur në burime pranë gjykatësve hetues shkruan se “29 vjeçari jo vetëm që ka dhënë deklaratë dhe në detaje e ka përshkruar rrugën përmes së cilës kanë kaluar të dyshuarit për vrasjen, por edhe ka insistuar të flasë sepse ka thënë se është dobësuar 20 kg pas ngjarjes pasi e ka brejt ndërgjegjja se është bërë pjesë nga grupi që e ka kryer vrasjen, pa e ditur”, transmeton “Zhurnal”.
“Haziri në hetimin ka pohuar se nuk ka ditur se përgatitet vrasje dhe nuk ka parë që vrasësit të kenë armë. Ai i ka pritur në veturë, ndërsa ka filluar të dyshojë në qëllimin e tyre kur ka parë se maskohen dhe armatosen. Pas vrasjes e kanë braktisur vendin, e kanë lënë veturën që më pas e ka gjetur policia, ndërsa me veturë tjetër janë drejtuar te fshatrat e Kumanovës ku xhaxhai i tij u ka ndihmuar që në mënyrë ilegale të kalojnë në Kosovë”, shkruan “Fokus”.
Ndërkohë, gazeta tjetër maqedonase “Dnevnik” shkruan se i dyshuari Haki Haziri, që deri të martën nuk i ishte publikuar identiteti, për shkak se ishte përfshirë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur, me kërkesë të tij kishte kërkuar të mos dëshmojë për rastin “Monstër”. Vendimi i tij për të hequr dorë nga dëshmitari i mbrojtur bëri që ai të shpallet i dyshuar, dhe ashtu ndaj tij u shqiptua masa e paraburgimit me dyshimin për vepër terrorizëm.
“Ai fillimisht ishte dakorduar dhe kishte nënshkruar marrëveshje me Njësinë për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe pikërisht për këtë askush nuk dinte vendndodhjen e tij, përfshirë edhe familjen e tij. Deri tani askush nuk dëshiron të publikojë hapur se përse Haki Haziri kishte vendosur nga dëshmitarë i mbrojtur të ndiqet për terrorizëm, që sipas praktikës me këtë vendim të tij ai rrezikon të shpallet fajtor dhe të marrë dënim me burg të përjetshëm”, shkruan “Dnevnik”.
Avokati i tij Naser Raufi ka thënë për gazetën se nuk e di saktësisht se përse klienti i tij ka humbur statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Edhe nga Gjykata kanë theksuar se në interes të hetimeve nuk sqarojnë se përse Haziri ka hequr dorë nga statusi i dëshmitarit të mbrojtur.
Nga MPB kanë theksuar për “Dnevnik” se Haziri ka qenë në mesin e nëntë personave ndaj të cilit paraprakisht ishte ngritur kallëzim penal, por gjykata nuk i kishte caktuar paraburgimin.
“Tanimë është e pasigurt se gjatë procedurës eventuale gjyqësore mund të shfrytëzohet deklarata e Hazirit, i cili kishte marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Sipas Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarit, në kërkesën për përfshirje në programin për mbrojtje, përskaj të dhënave gjenerale të dëshmitarit, mund të përfshihet edhe përshkrimi i veprës kriminale dhe vlerësimi i provave ekzistuese si dhe përmbajtja e deklaratës, të cilat do të vlerësohen se sa janë të vlefshme gjatë procedurës”, thuhet në gazetën “Dnevnik”.
Mediat maqedonase bëjnë të ditur se në Maqedoni rrallë herë ka pasur raste të dëshmitarit të mbrojtur, por që asnjëherë nuk kanë dalur në opinion.
Familjarët kanë dyshime të mëdha se përse djali i tij ishte zhdukur dhe fshihej nga organet shtetërore përgjegjëse në Maqedoni.
Rasti i dëshmitarit të mbrojtur ka qenë ai i Ramadan Bajramit, nga fshati Sopot i Kumanovës. Ramadan Bajrami gjashtë vite pas shpërthimit të një mine në periferi të fshatit të tyre në vitin 2003, ku jetën e kishin humbur ushtarë të kontigjentit polak të NATO-s, ka rrëfyer se ai ishte detyruar të akuzojë 11 bashkëfshatarët e tij për gjoja vendosjen e mjetit shpërthyes. Bajrami si dëshmitari kryesor gjashtë vite më pas zbardhi të vërtetën e Sopotit dhe nxori nga burgu bashkëfshatarët e tij. Ai ka pranuar se ishte mbajtur peng nga shërbimi sekret dhe me dhunë dhe maltretime ishte detyruar të dëshmojë se 11 bashkëfshatarët e tij kishin vendosur mjetin shpërthyes në Sopot.
Por, nga ana tjetër, fillimi i procesit gjyqësor do të zbardh të vërtetën se çfarë në të vërtetë ka ndodhur me Haki Hazirin dhe akuzën e ngritur ndaj tij.
kjo asht nji pshtjellim imadh na kurr skena dit me umbrojt nashta qeter kush ka kry veper shqiptaret kan vujt burgun po ktu asht ba nji pshtjellim imadh se nuk shkohet me gjujt pa zagar lepra kta jan shkue pa zagar tana ikan gjet leprat hazer ne mnyren ma te keqe skan dit mu nxjerr
po kan veprue shum pa kryje qi kta ta merr menja se as vepren per te cilen akuzohen ndoshtasekan ba hiq po pom doket pi malltretimeve te mdhaja ju kahije tuta ne bark ezemer shkati thojn qenat makedan qetnikt makedan kta bin amin e ke hanger leprin se ke hanger pranoje kta kujtojn se janne nji darsum hajde thojna po se na lshojn jovalla kameju lujt nana nese sekan ba ejav kan vesh krimin nese ekan ba ju koft perhajr ponet din kush jan emos te marrin njerz ne qaf te pafajshum shkijet dhe makedant din me gjujtgurin dhe me mshef doren kta tont kur dikush vepronn ashtu siq shkrujta me lart tont pa egjujt dhe pa e mshef ehan karroten se na mungon eksprienca se sune bajna drunin ktate shkretit ndoshta pi presionit te madh ekan pranue vepren ama vepren ekan krye sebet vet me makedant vetem mejav lan shqiptarve zoti ishalla ju ndihmon kaloni sa ma bukur por jenmi shum te emocionun per kta qipo malltretohen se ata qikan dhan lajmet zoti i pas que aty ku ekan ba venin