Çetnikë serbë në Ukrainë marrin nga 10 mijë dollarë në muaj

Çetnikë serbë në Ukrainë marrin nga 10 mijë dollarë në muaj

Çetnikë serbë në Ukrainë marrin nga 10 mijë dollarë në muajLuftëtarët serbë që marrin pjesë në konfliktet ushtarake në Ukrainë janë mercenarë të cilët për vrasjen e njerëzve, marrin nga rreth 10 mijë dollarë në muaj.

Sipas të dhënave të Agjencisë Serbe të Sigurisë – BIA, në Ukrainë, për integritetin e të cilëve Serbia është e njoftuar, janë deri në 30 qytetarët e këtij shteti, transmeton Telegrafi.

Rreth dy duzina “vullnetarë” janë duke luftuar në anën e rebelëve pro-rus dhe të cilët marrin nga 2000 dollarë në javë, ndërsa dhjetë prej tyre janë duke luftuar në anën e ushtrisë ukrainase dhe për këtë marrin rreth 3000 dollarë në javë.

Që nga shtatori, përndryshe, në Serbi pritet të hyj në fuqi ligji që do të ndëshkojë pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në konfliktet e armatosura në vendet e huaja.

Siç raportohet, në Serbi nuk ka qendra për rekrutimin e mercenarëve, kështu që vlerësohet se këta qytetarë kanë shkuar në Ukrainë nëpërmjet Polonisë ose drejtpërdrejtë prej Moskës.

Edhe pse kjo është një ushtri e paguar dhe profesionale, qytetarët serbë nuk gjenden përgjithësisht në vijën e frontit, transmeton Telegrafi.

Këta janë njerëz me përvojë ushtarake dhe janë të trajnuar edhe në menaxhimin e armëve. Të gjithë kanë shkuar vullnetarisht në Ukrainë – tha burimi nga BIA.