f.0822122422584_m

Cesc i kënaqur me përfundimin e sagës

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas thotë se java e parë e tij te Barcelona ka qenë një lehtësim.

24-vjeçari është i lehtësuar që saga me Arsenalin ka mbaruar pasi kaloi aq shumë kohë në huti nëse transferimi do të ndodhë ose jo.

“Muajt e kaluar kam qenë nën shumë presion. Mentalisht kjo vërtet të lodh, por kjo më në fund përfundoi dhe jam i lumtur që jam kthyer sërish te Barca”, ka thënë Fabregas.