Certifikohen 28 kadetë për lider luftarak

Certifikohen 28 kadetë për lider luftarak

Certifikohen 28 kadetë për lider luftarakNë ambientet e Kazermës “Skënderbeu” të FSK-së, në Ferizaj, sot u mbajtur ceremonia për certifikimin e 28 pjesëtarëve të FSK-së, të cilët, për shtatë javë, kanë kryer një trajnim intensiv për lider të avancuar luftarak, gjenerata e parë, për vitin 2014.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati me këtë rast tha “Një rëndësi të veçantë në këtë drejtim i kemi kushtuar zhvillimit të trupës së nënoficerëve, dhe ky zhvillim po ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sot, kemi gjeneratën e parë të Kursit të Avancuar për Lider të edukuar nga instruktorët tanë, të cilët kanë punuar në bashkëpunim të vazhdueshëm me instruktorët amerikanë.

Ne jemi të fokusuar që ta zhvillojmë edhe më shumë këtë trupë, për derisa ajo është bërthama e çdo force ushtarake, dhe për këtë kemi mbështetjen e fortë të miqve tanë ndërkombëtar, përkatësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse trupa jonë e nënoficerëve, është e bazuar në modelin amerikan”.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, nënoficerët i përgëzoi për sukseset e përgjithshme.
“Përkushtimi i juaj dhe rezultatet nga ky trajnim, tregojnë shumë për gatishmërinë, profesionalizmin, disiplinën dhe moralin tuaj, për të shërbyer me nderë dhe për të marrë përgjegjësi të reja në nivelin tuaj. Unë ju inkurajoj që të vazhdoni me këtë ritëm, për trajnim, edukim, udhëheqje të mirë dhe kujdesje për vartësit tuaj”, tha ai, transmeton rtk.

Ai tha se FSK Po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe para gjenden sfida nga më të ndryshmet, me të cilat duhet të jenë të gatshëm të përballohen dhe të dalin fitimtarë.
Qëllimi i realizimit të kursit të avancuar për lider luftarak është arritja e vlerave teknike dhe taktike të udhëheqësit, atributet, aftësitë dhe veprimet e nevojshme për të udhëhequr një njësi me madhësi skuadre, etj.