Celulari i merr jetën stjuardesës 23 vjeçare, “Apple”

Celulari i merr jetën stjuardesës 23 vjeçare, “Apple”

Celulari i merr jetën stjuardesës 23 vjeçare, “Apple”Një stjuardesë 23 vjeçare, ka ndërruar jetë si pasojë e një vale korrenti nga iPhone-i. Ndërsa pak ditë më parë, një e re kishte marrë plagë të rënda, pasi celulari i saj kishte shpërthyer në xhepin e pantallonave, duke e lënë me pasoja të rënda, rasti tjetër është edhe më shokues.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas të cilës Ma Ailun, ish-punonjëse e “China Southern Airlines”, ka marrë një elektroshok të dhunshëm nga celulari.

“Apple” ka reaguar menjëherë, duke bërë me dije se ka nisur një hetim të hollësishëm, për të kontrolluar sigurinë e produktit më të shitur të saj.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga ky incident tragjik dhe i bëjmë ngushëllimet tona familjes Ma. Do të bëjmë një hetim të thellë dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet”, ka deklaruar “Apple”, përmes një emaili.