Çdo lloj lëkure kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë

Çdo lloj lëkure kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë

Çdo lloj lëkure kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantëNë dimër, lëkura e fytyrës kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë, sepse për shkak të të ftohtit, temperaturave shumë të larta në ambientet e ngrohura dhe ndotjes së ambientit, ajo mund të thahet, të humbasë shkëlqim ose të skuqet.

Po çfarë duhet bërë? Duhet përdorur një krem hidratues për fytyrën, i përshtatshëm për dimrin: markat më të mira në sektorin e bukurisë e këshillojnë si hap të parë për të pasur gjithmonë një lëkurë të re e të shëndetshme.

Për çdo lëkurë kremin e vetë!
Çdo lëkurë kërkon një tip trajtimi të ndryshëm, sidomos në dimër, kur mbrojta e fytyrës nga faktorët e mjedisit është përcaktuese. Cili është, pra kremi i duhur për fytyrën në periudhën dimrit? Ja ku janë markat më të mira dhe principet aktive të pranishme në produktet e tyre: për t’u përzgjedhur në bazë të kërkesave specifike të lëkurës.

Botega Verde – Ndër propozimet e ndryshme të ndërmarrjes italiane të specializuar në kozmetikën  natyrale është kremi për fytyrën, i përshtatshëm në veçanti për muajt më të ftohtë. Bëhet fjalë për një krem dite hidratues e mbrojtës për lëkurat e ndjeshme dhe raste skuqjeje. Principet e tij aktive: Zanthoxilum alatum, qumësht Irisi dhe Kamomili, qetësues dhe kundër skuqjes dhe ndihmon për të mbajtur fytyrën gjithmonë në formë të shkëlqyer.

Collistar– Në parfumeritë më të mira, Collistar propozon produktet “Made in Italy” për kujdesin dhe bukurinë e trupit. Specifik për lëkura shumë të ndjeshme të fytyrës, ai është rihidratues dhe qetësues ideal për dimrin: bëhet fjalë për një krem me Matrixin – Complex dhe nje kombinim pricipesh aktive si vitamina E, esence rusco dhe acidi ialuronik, që rindërtojnë pjesën mbrojtëse të lëkurës dhe ulin ndjeshmërinë e saj.

Vichy– Është në shitje në farmaci “Essentielles”, një nga produktet e linjës Vichy të ideuar për bukurinë e trupit. Essentielles është një fluid hidratues për fytyrën, që hidraton, ushqen, mbron dhe i dhuron ndriçim fytyrës. Ideal për lëkurat normale dhe të përziera, ky krem shfrytëzon vetitë kozmetike të polifenolit, që ndodhet në esencën e trëndafilit, duke ushtruar një veprim qetësues.

Avene –  Për personat me lëkurë më yndyrë, këshillohet në mënyrë të veçantë  “Cleanance di Avene”: është një krem me ngjyrë, me veti sebum-normalizues dhe qetësues. Përveç kësaj, duke pasur pak ngjyrë, eviton përdorimin e krempudrës që mund ta rëndonte akoma më shumë lëkurën e yndyrshme dhe ta bënte shumë të shkëlqyeshme: përkundrazi, ky krem ka efekt opak dhe kundër skuqjes.

BjoBj– Për personat që dëshirojnë të lyhen me produkte bimore dhe pa nikel, kremi për fytyrën BjoBj me esencë hithre dhe rrodheje është ideal. Hithra dhe rrodhja rregullojnë prodhimin e yndyrës, kështu që ky krem është shumë i këshillueshëm për personat me lëkurë të papastër dhe madje të yndyrshme. Përveç kësaj, falë pranisë së vajit të bajameve të ëmbla, ky krem garanton ushqimin e duhur të lëkurës, në mënyrë që ajo të mos thahet gjatë muajve të ftohtë të vitit.

Një këshillë më tepër: Për ta bërë sa më vlefshëm kremin e fytyrës për dimër, edhe markat më të mira këshillojnë: do ishte më mirë ta shtrini kremin me lëvizje rrotulluese, duke ushtruar një masazh të lehtë mbi lëkurën. Në këtë mënyrë, principet aktive të kremit do të depërtojnë më në thellësi dhe përveç kësaj, masazhi  do të tonifikojë lëkurën e fytyrës, duke aktivizuar qarkullimin e gjakut në lëkurë.