Cavani në Paris, sot firmoset kontrata

Cavani në Paris, sot firmoset kontrata

Cavani në Paris, sot firmoset kontrataEdinson Kavani ka mbërritur ditën e djeshme në Paris, ndërsa sot ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën e re. Për sulmuesin uruguaian ka nisur kështu një eksperiencë e re në Ligue 1.

Ai do të luajë te PSG-ja në 5 vitet e ardhshme dhe do të përfitojë 5 milionë euro në sezon. Lojtari ndiqej nga shumë klube, mes tyre Real Madridi, Çelsi dhe Siti, por PSG-ja bëri ofertën më të mirë, duke paguar plot 64 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Mediat franceze shkruajnë se sot mund të bëhet edhe prezantimi i futbollistit, gjë që mund të realizohet në formë show, siç ndodhi me Ibrën.