Catherine Ashton takohet me Jahjagën dhe Thaçin

Catherine Ashton takohet me Jahjagën dhe Thaçin

Catherine Ashton takohet me Jahjagën dhe ThaçinShefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Baronesha Catherine Ashton e cila ka mbërritur mbrëmë në Prishtinë ka vijuar sot takimet me krerët më të lartë të shtetit.

Ajo është takuar rreth orës 09:00 të mëngjesit me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.Sipas mediave kosovare takimi po mbahet në Presidencën e Kosovës ndërsa mediat nuk janë lejuar as të marrin pamje e të fotografojnë treshen.

Më pas, Baronesha Ashton do të takohet me liderët e partive politike kosovare. Mospjesëmarrjen në këtë takim e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas mediave kosovare, pas këtyre takimeve nuk janë planifikuar konferenca për shtyp, por vetëm deklarata.

Kjo vizitë vjen pas takimit në Bruksel me udhëheqësit serbë dhe disa ditë para takimit të ardhshëm mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, të cilëve po u kërkohet të arrijnë sa  më shpejt një marrëveshje për Veriun e Kosovës.

Në agjendën e Baroneshës Ashton në Prishtinë do të jetë pikërisht krijimi i Asociacionit të komunave serbe.

Pala kosovare këmbëngul që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive e legjislative ky asociacion, ndërsa Beogradi vazhdon të këmbëngul në këto kërkesa.

Mësohet se pas Prishtinës Baronesha Ashton do të udhëtoj drejt Beogradit ku edhe atje do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.