Catherine Ashton , takimet me zyrtarë të Kosovës

Catherine Ashton , takimet me zyrtarë të Kosovës

 Catherine Ashton , takimet me zyrtarë të KosovësPërfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton ka përfunduar takimet me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ajo fillimisht ka takuar presidenten, Atifete Jahjaga, më pas kryeministrin Thaçi, pas të cilit takim edhe ka mbajtur konferencë për media.

Ajo ka kërkuar përkushtimin e njëjtë që është treguar deri tani rreth zbatimit të Marrëveshje, duke shtuar se ka gjasa që shumë njerëz këtu në Prishtinë por edhe Beograd, të mos pushojnë as gjatë verës për shkak të punës që duhet kryer sa i përket zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.

E pyetur për Projektligjin e Amnistisë dhe përfshirjen e amnistimit së krimeve ekonomike të kryera në gjithë territorin e Kosovës, Ashton ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në atë se si qeveria dhe kryeministri i çojnë përpara çështjet që janë të rëndësishme për ta. Por, ajo ka kërkuar përkushtim edhe nga Kuvendi për punën që po bëhet në Bruksel.

“Çka do të them është se interesi im është që të sigurohem se ajo për çka është marrë vesh, të implementohet dhe shpresoj se zbatimi i ligjit do të jetë demonstrim i përkushtimit jo vetëm nga ana e Qeverisë por edhe nga Parlamenti për punën që po bëjmë”, ka thënë Ashton, trasnemton KTV.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës vazhdon të insistoj se projektligji duhet të lexohet mirë dhe ka thënë se është i domosdoshëm që të miratohet.

“Kosova nuk është vendi i parë që nxjerr ligj për amnisti. Tek e fundit ky është akt politik i cili çon drejt afrimit, pajtimit të njerëzve. Unë i kuptoj edhe kritikët, por zëri i arsyes dhe e mira e shtetit fton që ligji të aprovohet nesër në Kuvend”, është shprehur Thaçi.

Ai ka shtuar se, ‘Kosova zotohet para BE-së do të kryej të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja, përfshirë miratimin e Projektligjit për Amnisti’.

Takim me opozitarët, përveç Vetëvendosjes

Në fund të vizitës së saj, baronesha Ashton ka zhvilluar një drekë pune edhe me përfaqësues të partive opozitare, por jo edhe ata të Vetëvendosjes. Përfaqësues të kësaj partie nuk janë ftuar, ka konfirmuar për ‘KTV-në’ zyrtari për media i kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi.

Ashton lavdëron “guximin politik” të Thaçit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton e ka lavdëruar kryeministrin Hashim Thaçi për guximin e tij politik: “Ky është një konfirmim për integrimin e Kosovës”, ka thënë Ashton në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Thaçi. Ajo ka thënë se takimet e palëve do të vazhdojnë edhe gjatë verës dhe askush nuk do të ketë pushim, sepse ekzistojnë rezultate konkrete në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, transmeton KTV .

Ndërsa kryeministri Thaçi ka thënë të kenë arritur progres substancial në bisedime duke shpresuar që në ditët e ardhshme të kenë edhe më shumë progres. Ashton paradite ka takuar edhe presidenten Jahjaga.

Ashton në Prishtinë: S’ka pushime verore

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, po qëndron sot në Kosovë. Ajo ka takuar fillimisht presidenten Atifete Jahjaga dhe pastaj edhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Ndërmjetësja e dialogut Prishtinë-Beograd ka qëndruar dje në Serbi, ku gjatë takimeve me zyrtarët e shtetit serb ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes kryeministrave Thaçi e Daçiç.

Ajo ka thënë se takimet e palëve do të vazhdojnë edhe gjatë verës dhe askush nuk do të ketë pushim, sepse ekzistojnë rezultate konkrete në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, transmeton ‘KTV’.

Takimi me kryeministrin Thaçi po mbahet me dyer të mbyllura dhe nuk ka informacione as për takimin me presidenten.

Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, e cila baroneshën Ashton e ka pritur në aeroportin e Prishtinë, në rrjetin vet social Twiter ka publikuar këtë foto nga pritja duke i uruar baroneshës mirëseardhje. /koha/