kasanorobinjo

Cassano rikthehet në stërvitje

Sulmuesi italian, Antonio Cassano, u është rikthyer stërvitjeve me ekipin e parë të Milanit gjatë të enjtës.

Cassano, i cili ishte lënë jashtë fushave të blerta për shkak të një operimi emergjent në zemër nëntorin e kaluar, i është nënshtruar punës strikte me top javëve të fundit, duke bërë që ai të rikthehet tashmë në stërvitjet normale me pjesën tjetër të ekipit.

Ka zëra se ai mund të luajë ndaj Fiorentinës më 7 prill, por një gjë është e sigurtë – Antonio Cassano ka disa ndeshje kohë për të dëshmuar se mund të rikthehet në kohë në formë për kampionatin evropian, Euro 2012.