Carmen Electra në krah të shoumenit britanik

Carmen Electra në krah të shoumenit britanik

Shoumeni Simon Cowell thuhet se ka një të dashur të re dhe bëhet fjalë për “bukuroshen e Baywatch,” Carmen Electra!Siç raporton revista “Glamour”, çifti është parë të shtunën e kaluar duke darkuar në Hollywood dhe përveç vështrimeve të buta, thuhet se shkëmbyen edhe puthje.

Thashethemet rreth lidhjes së tyre filluan pasi që 40-vjeçarja u shfaq në emisionin “Britain Got Talent ” ndërsa atëkohë Simon pranoi se ishte një adhurues i madh i filmit “Scary Movie”, në të cilën luajti bukuroshja dhe tha “Ajo kishte setin më të mirë… të dhëmbëve që kam parë ndonjëherë”.

Një burim anonim pranë çiftit ka pohuar për të përditshmen britanike “The Sun” se “Carmen pëlqen të dalë në shëtitje dorë për dore me Simonin. Ata po argëtohem me të vërtetë. Që të dy po shijojnë në maksimum këtë romancë”.

Kujtojmë se Carmen Electra para se të ‘lidhet’ me Cowell ka qenë e fejuar me aktorin Rob Pattersonin, ndërsa 52-vjeçari në muajin prill ka ndërprerë lidhjen me prezantuesen televizive, Terri Seymour.