Carlos Tevez: Dua derbin, nuk iki nga Juve

Carlos Tevez: Dua derbin, nuk iki nga Juve

Carlos Tevez: Dua derbin, nuk iki nga Juve“ Nuk jemi ende të qetë pas fitores 2-0 ndaj Trabzonspor. Filozofia e Carlos Tevez ështe e njëjtë me atë të Antonio Contes. Juve nuk duhet të ndihet kurrë e vetëkënaqur .

Menjëherë pas suksesit në Europa League vjen derbi me Torinon , sfidë në vigjilje të së cilës ka patur kunja në distancë mes argjentinasit dhe Immobile.

“ Torino është një skuadër e fortë, ndeshja e fazës së parë ishte shumë e vështirë dhe po ashtu dhe ajo e kësaj të diele do të jetë shumë e komplikuar për ne. Nuk e kam me Immobilen për ndërhyrjen që më bëri, kështu e ka futbolli. Tifozët e Torinos në përfundim të derbit të fazës së parë u ankuan se i ndihmuam nnga gabimet arbitrale, duke harruar që faulli që pësova unë meritonte kartonin e kuq ndaj dhe publikova në rrjetet sociale foton e dëmtimit që pësova në kavilje në ndërhyrjen e Imobiles”.

Tevez që është i bindur për një qëndrim të gjatë te Juve, ndërsa rrëfen dhe objektivin që synon të arrijë me fanellën bardhezi.

“ Besoj se do të qëndroj shumë këto te Juventus, ndihem mirë në Torino. Objektivat? Ëndërra e të gjithëve natyrisht është që të fitojmë Champions League”.

Apashi nuk harroi të shprehte admirimin e tij për Antonio Conten që sipas argjentinasit është një kampion i futbollit pasi dëshiron të fitojë gjithshka dhe nuk i lë asgjë rastësisë.