Carlo Ancelotti , lëvderon Marcelon dhe Pepen

Carlo Ancelotti , lëvderon Marcelon dhe Pepen

Carlo Ancelotti , lëvderon Marcelon dhe PepenAncelotti ka ndarë kohë për të lavdëruar paraqitjen e mbrojtësve Pepe dhe Marcelo në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Schalke.

Ky i fundit shënoi njërin nga dy golat e fitores, me Ancelottin që vrapoi në fushë për të festuar me të.Iu gëzova golit të Marcelos jo për diçka të veçantë por isha shumë i befasuar, pasi ju nuk krijoni shprehi të shihni Marcelon të shënojë me këmbën e djathtë”.

“Isha krejtësisht i befasuar nga goli i tij dhe kjo është arsyeja se pse u futa në fushë”, ka shpjeguar Ancelotti.

“Pepe është një lojtar që ka edhe përvojën edhe personalitetin e duhur për këto ndeshje. Ai ka aftësi të komandojë nga mbrojtja dhe prania e tij në ndeshje ishte e rëndësishme”, ka shtuar italiani.