Carles Puyol, tek Barça deri në 2016-n

Carles Puyol, tek Barça deri në 2016-n

Carles Puyol, tek Barça deri në 2016-nKapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, do të hedhë firmën mbi një kontratë të re me klubin brenda 24 orëve të ardhshme.

Lajmi u raportua pasditen e së hënës në faqen zyrtare të Barcelonës.Puyol, kontrata e të cilit skadonte në fund të këtij sezoni, rinovon edhe për tre sezone të tjera, deri në fund të vitit 2016.

I formuar në ekipet e moshave, Puyol debutoi me skuadrën e parë të Barcelonës në vitin 1999 dhe që prej atëherë, ka zhvilluar 383 ndeshje zyrtare.

34-vjeçari është pesë herë kampion i Spanjës, tre herë fitues i Champions League si dhe kampion i botës (2010) dhe i Europës (2008) me Spanjën.

Rinovimi i Puyolit, së bashku me ato të Messit dhe Xavit ishte lajmëruar nga drejtuesit katalanas që në 18 dhjetor 2012.