|

Canon i xhepit me mundësi të mëdha

Canon PowerShot S95 është menduar për përdorues të cilët duan të kanë fotoaparat me dimensione të xhepit, por me mundësinë e kontrollit të plotë të konfigurimit të fotografive.

Trashëguesi i modelit S90 ndanë shumicën e specifikave me trashëguesin e saj, mirëpo Canon ka gjetur pak hapësirë për përmirësim. Para së gjithash në të është mundësia e incizimit të video materialeve me rezolucion HD. S90 incizonte në rezolucion VGA derisa S95 incizon në 720p HD video me shpejtësi prej 24 fotografish në sekondë.

Avancimi është realizuar në menaxhimin me fotoaparat, më saktësisht në butonin për menaxhimin me objektiv të njohur nga modeli S90 i cili tani është shumë më i thjeshtë dhe më fleksibil. Krahasuar me 590 fotoaparati i ri ka shtëpizë edhe diç më të hollë.

Canon nuk e ka parë të domosdoshme që t’i përmirësojë specifikat tjera prandaj të dy fotoaparatet mund të incizojnë fotografitë në formatin RAW, ofrojnë menaxhim krejtësisht me dorë të ekspozimin dhe hapjen e thjerrëzës si dhe ka ndjeshmëri të çipit deri në ISO 3200 dhe 10 megapiksela.

Ende nuk është e ditur se kur S95 do të arrijë në treg dhe me çfarë çmimi.

Etiketa: , , , , , ,

Komentoni