Çani firmos me Karpin në Serie B

Çani firmos me Karpin në Serie B

Çani firmos me Karpin në Serie BMerkato verore po bëhet gjithnjë e më e nxehtë për legjionarët tanë kuqezinj që aktivizohen në klubet europiane.

Së fundmi është sulmuesi Edgar Çani që ka bërë një lëvizje surprizë, ndërkohë që është në pritje nga momenti në moment për të bërë goditjen e madhe dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, që tenton kalimin nga Empoli në radhët e Lacios. Jo vetëm kaq por edhe portieri Etrit Berisha është në pritje të alternativave të reja dhe ka oferta nga Serie A dhe Premier League angleze.

Gjithsesi, dita e djeshme ishte sidomos e rëndësishme për sulmuesin shtatlartë të Kombëtares tonë kuqezi, Edgar Çani, i cili mund të ketë rënë një kategori më poshtë, pra nga Serie A në Serie B, por duke luajtur titullar me Karpi ai do të ketë mundësi të jetë titullar dhe në skuadrën tonë përfaqësuese.

Situata

Edgar Çani ndërron ekip. Sulmuesi shqiptar është huazuar nga Katania për te Karpi në Serinë B, duke dashur që të ketë më shumë hapësirë aktivizimi. Lajmin e kanë deklaruar të dy klubet që kanë bërë marrëveshjen. Ndërkohë, bëhet më i vështirë tani transferimi i Elseid Hysajt te Lacio.

Kjo pasi skuadra e “shqiponjave” ka bërë të ditur se ka rinovuar për 5 vjet me Kavanden, që luan në të njëjtin rol me Hysajn. Ndërsa për të mësuar më shumë për portierin shqiptar Etrit Berisha, mediet italiane kanë pyetur trajnerin e Shqipërisë, Xhani De Biazi, që ka thënë: “Është një portier me një të ardhme të madhe, ka një fizik të shkëlqyer, shumë i zoti në portë. Një lojtar që nuk emocionohet lehtë, ka një ftohtësi të jashtëzakonshme, dhe mund të bëjë një punë të mirë edhe te Lacio.”

Mesfushori i Grashopersit, Amir Abrashi, ka treguar edhe një herë për mediat helvete se nuk ndien pendesë pse ka zgjedhur Shqipërinë. Shtatshkurti, që akoma nuk ka debutuar me ekipin e De Biazit, pritet të marrë ftesë në ndeshjen miqësore kundër Armenisë, që luhet në muajin gusht.