luciano_moggi_studio_porta_a_porta

Calciopoli, Interi bëri më shumë mashtrime

Ish-kreu i gjyqtarëve të Serie A, Paolo Bergamo ka pohuar në mënyrë sensacionale se Interi bëri shumicën e telefonatave gjatë Calciopolit, ndërsa padrejtësisht u dënua Luciano Moggi.

Bergamo thotë se Interi ka abuzuar me sistemin e komunikimit të FIGC, në mënyrë që të mbajë të fshehta relacionet e gjyqtarëve me bordin Nerazzur. Ai thotë se Juventusi ishte zënë në vetëm një telefonatë ku ishte përfshirë Luciano Moggi.

“Ishte një moment ku na është kërkuar që të krijojmë një situatë të qetë sa u përket gjyqtarëve. FIGC na ka dhënë një telefon të cilin ata do ta kishin nën kontroll dhe të cilin do ta paguanin ata. Numrat tanë u janë dhënë të gjitha klubeve dhe ata të gjithë na telefononin”.

“Në ndërkohë, ne ishim akuzuar se po flasim shumë, por sot klubet ankohen pse kemi qenë të mbyllur. Shoqata Italiane e Gjyqtarëve na ka thënë neve gjyqtarëve që të mos flasim me askënd, por askush nuk e pëlqeu këtë. Mendoj se ata tentuan të krijojnë një klime të qetë para ndeshjeve për t’u ndihmuar gjyqtarëve”.

“Në vitin 2006 ata thanë se ishte moment i papërshtatshëm për këtë, por kjo nuk është e vërtetë. Në ndërkohë shpërtheu Calciopoli dhe ata treguan vetëm një telefonatë ku të përfshirë ishim unë dhe Moggi. Të gjithë të tjerët janë fshehur. Unë kam biseduar me të gjithë. Më shumë kam biseduar me Interin, pasi që edhe ashtu ata nuk fitonin dhe gjithnjë murmurisnin”, ka thënë Bergamo.