Çaji jeshil përmirëson kujtesën

Çaji jeshil përmirëson kujtesën

Çaji jeshil përmirëson kujtesënNëse kërkoni freskim të trurit në mëngjes, harrojeni kafenë. Çaji i gjelbër në këso rastesh është më efikas se gjithçka tjetër. Kjo pije plot me polifenole zgjeron enët e gjakut dhe përshpejton furnizimin e trurit me gjak.

Falë përbërësve të tij, ky çaj zgjon vëmendjen dhe përmirëson kujtesën tek përfaqësuesit e gjinisë së fortë.

Në hulumtim kishin marrë pjesë dymbëdhjetë meshkuj, të ndarë në dy grupe. Njëri grup kishte konsumuar pijen me ekstrakte të çajit, derisa grupi tjetër kishte marrë pije placebo, pa shtuar asgjë. Në krahasim me grupin që kishte konsumuar placebo, tek pjesëmarrësit që kishin konsumuar çaj të gjelbër kishte ardhur deri tek zgjimi dhe freskimi i korteksit, pjesë e trurit kjo që është e ngarkuar për zgjidhjen problemeve dhe vëmendjen.

“Çaji i gjelbër mund të parandalojë efektet negative në neurotransmetues, që janë të përfshirë në funksionimin e trurit, si doparnina dhe epinefrina”, ka thënë bashkautori i studimit nga spitali universitar në Bazel të Zvicrës.