bvv-reuters-1

Button më i miri në Hungari!

Për kampioni në fuqi, Sebastian Vettel (Red Bull), është gara e tretë e njëpasnjëshme që ka mbetur pa fitore, megjithatë, kryeson bindshëm renditjen e pilotëve.

Piloti i McLaren-Mercedes-it, Jenson Button, ka dëshmuar vlerat e tija më në fund. Ai ka treguar ngasje shumë më të mirë se rivalë të tjerë dhe kësisoj është fitues i Çmimit të Madh të Hungarisë në formula 1. Button ka lënë pas vetes kampionin në fuqi të botës dhe njëherësh kryesuesin e renditjes së përgjithshme të pilotëve, Sebastian Vettel i Red Bull-it.

Button është tejet i lumtur që ka triumfuar në një garë sa të vështirë, në një konkurrencë të fortë, por e cila ka qenë një fitore shumë e ëmbël e tij. Për kampioni në fuqi, Sebastian Vettel (Red – Bull), është gara e tretë e njëpasnjëshme që ka mbetur pa fitore, megjithatë, kryeson bindshëm renditjen e pilotëve. Kampioni në fuqi ka qenë i bindur se do të arrijë të kthehet në rrugën e fitoreve, por kësaj here i doli ashtuquajtura pengesë Button.

Fernando Alonso është munduar, por nuk ka mundur më shumë se të renditet në vendin tretë, ndërsa fituesi i garës së kaluar në Gjermani, Lewis Hamilton i McLaren-Mercedes ka mbetur i zhgënjyer me vendin e katërt, kurse Mark Webber (Red Bull) radhitet i pesti në këtë garë.

Renditjen e përgjithshmë e kryeson Vettel me 234 pikë, pas tij renditen Webber 149, Hamilton 146, Alonso 145, Button 134 etj. Ndërsa te kosntruktorët kryeson Red Bull me 383 pikë, në vend të dytë McLaren-Mercedes 280, Ferrari 215, Mercedes 80, Renault 66 pikë etj.

 

Rezultatet

1. Jenson Button (McLaren Mercedes) 1. 46:42.337

2. Sebastian Vettel (Red Bull) +3.588

3. Fernando Alonso (Ferrari) +19.819

4. Lewis Hamilton (McLaren Mercedes) +48.338

5. Mark Webber (Red Bull ) +49.742

6. Felipe Massa (Ferrari) + 1:23.176