Burri xheloz ia ngjit vaginën gruas me ngjitës

Burri xheloz ia ngjit vaginën gruas me ngjitës

Burri xheloz ia ngjit vaginën gruas me ngjitësNjë burrë tepër xheloz dhe që mendonte se gruaja e tij kishte një lidhje me dikë tjetër vendosi të hakmerret me të duke i hedhur solucion ngjitës në vaginë. Bashkëshorti ishte fiksuar se bashkëshortja 40-vjeçare shkonte në shtrat me dajën e tij

Ngjarja ka ndodhur në Afrikën e Jugut, por ka bërë xhiron e botës për shkak se është mjaft e rrallë. Gruaja e lënduar tha se ai shpesh e kishte kërcënuar se do t’i priste duart. “Ai më detyroi të shtrihem dhe të hap këmbët.

Më pas më hodhi ngjitësin e lëngshëm në vaginë. Nisa të qaj, por ai nuk deshi t’ja dinte. Nuk e kuptoj se si një burrë që thotë se e do një grua ta bëjë këtë”.

Gruaja ndodhet tashmë në spital në përpjekje për të pastruar ngjitësin ndërsa tha se përveç dhimbjeve të tmerrshme mendon se nuk do të bëjë dot më seks.

Thotë se e do burrin pas hekurave, ndërsa është e frikësuar se ai do ta gjejë sërish. Autori është fshehur dhe ende nuk dihet se ku ndodhet.