Burrat vrasin gratë, viktima e radhës një 18-vjeçare

Burrat vrasin gratë, viktima e radhës një 18-vjeçare

Burrat vrasin gratë, viktima e radhës një 18-vjeçareKrimi në familje, i ka kushtuar jetën një 17-vjeçareje, e cila është therur me thikë nga i fejuari i saj. Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hekal të Tiranës ku 18-vjeçarja Anxhela Hado është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj Ersi Gjosha, 26 vjeç me të cilin bashkëjetonte.

Sipas informacioneve më të fundit, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

Ditët e fundit krimi në familje ka njohur rritje. Brenda këtij muaji katër gra kanë humbur jetën pasi janë vrarë nga bashkëshortët e tyre. Rasti i parë është shënuar në rrugët e kryeqytetit, ku 46-vjeçarja Valbona Çarçani, u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 9:30 në datë 13 korrik, në rrugën “Tefta Tashko”, pas gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë. Banorët tregojnë se autori e ka ndjekur nga pas viktimën, duke e goditur disa herë me thikë, derisa i ka marrë jetën.

Ndërsa 2 ditë më vonë po në Tiranë bashkëshorti vrau gruan pasi kishin probleme ekonomike. Në debat e sipër kryefamiljari Ilirjan Cani hapi zjarr ndaj bashkëshortes, duke i marrë jetën me 3 plumba. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë private, në zonën e Kodrës së Priftit. Fqinjët rrëfejnë se çifti nuk ka pasur konflikte, por autori i krimit ishte konsumues alkooli. Viktima, Alketa Cani, ka marrë 3 plumba në kurriz dhe ka humbur jetën në vend. Menjëherë pas ekzekutimit të bashkëshortes, autori Ilirjan Cani, 40 vjeç, është vetëplagosur me armën e krimit, kallashnikov.

Ndërsa në datë 15 korrik krimi në Mamurras, 28-vjeçarja Valbona Lleshi është masakruar nga burri i saj në sy të fëmijëve. Nëna e tre fëmijëve u godit për vdekjeje me thikë nga burri i saj, Marjan Lleshi, 42 vjeç, i cili pas mbërritjes së policisë dhe vënies së tij në pranga, mësohet se ka nisur të qajë, duke treguar shenja pendese të forta, njëkohësisht edhe probleme të mëdha mendore. Një fenomen shqetësues, ku burrat vrasin gratë dhe shteti nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar vrasjet brenda familjes.