Bundesligë: Sot luhen 6 takimet e javë së 19-të

Bundesligë: Sot luhen 6 takimet e javë së 19-të

Bundesligë: Sot luhen 6 takimet e javë së 19-tëKete jave do te zhvillohen shume ndeshje derbi ndermjet skuadrave te nje landi. Ne Gladbach vendasit perballen me Fortuna Dusseldorf. Ne Niedersachsen zhvillohet derbi mes Hannover e Wolfsburg

Ne Bundeslige do te luhen sot 6 takime te javes se19. Per kete jave do te zhvillohen shume ndeshje derbi ndermjet skuadrave te nje landi. Ne Monchengladbach skuadrave vendase do te perballet me skuadren e Fortuna Dusseldorf. Nje derbi qe kishte 16 vite qe i mungonte kampionatit gjerman.

Skuadra vendase vjen pas barazimit te arritur javen e kaluar ne fushen e Hoffenheim dhe renditet ne vendin e 8 me 26 pike te grumbulluara. “Kunder Dusseldorf duhet te fitojme me cdo kusht”, ka deklaruar mesfushori Patrick Herrmann.

Portieri Andre ter Stegen ka nxehur atmosferen e ketij derbi me deklaratat e tij. “Derbi i vertete eshte kunder skuadres se Koln. Kunder Dusseldorf eshte nje ndeshje qe duhet fituar, nuk eshte nje derbi i vertete”.

Skuadra e Fortuna Dusseldorf fundjaven e kaluar pesoi nje humbje ne shtepi nga skuadra e Augsburg. Nje humbje ku fajtori kryesor ishte portieri Giefer i cili gaboi shume. Trajneri Meier pritet qe ne kete takim te aktivizoje qendermbrojtesin e afruar gjate ketij muaji ne skuader, Latka. Ne 45 perballjet e meparshme skuadra vendase ka arritur te fitoje 22 takime ndersa Dusseldorf ka arritur te triumfoje 14 here. Ne barazim kane perfunduar 9 takime. Golavarazhi i pergjithshem eshte 84-58 ne favor te vendasve.

Ne landin e Niedersachsen do te zhvillohet derbi ndermjet Hannover dhe Wolfsburg. Per trajnerin e Wolfsburg, Dieter Hecking kjo ndeshje do te jete e vecante pasi do te perballet me ish skuadren qe e ka drejtuar gjate viteve 2006-2009. Hannover fazen e dyte e filloi me nje humbje kunder Schalke me rezultatin 5-4. Nje ndeshje ku trajneri Mirko Slomka nuk ka pelqyer asgje nga futbollistet e tij. Ne mbrojtje mendohet se do te aktivizohet mbrojtesi i sapoardhur nga Belgjika, Pocognoli. Wolfsburg vjen ne kete takim pas fitores se arritur kunder Shtutgart ku organizatori brazilian Diego ishte njeriu i ndeshjesh. 21 here jane ndeshur keto dy skuadra. Hannover regjistron 6 fitore ndersa skuadra e Wolfsburg 12.

Ne barazim kane perfunduar 3 takime.
Augsburg renditet ne vendin e parafundit me 12 pike dhe fitorja e arritur javen e kaluar kunder Fortuna Dusseldorf duket se i ka shtuar shpresat per nje qendrim ne Bundeslige. Sot do te kene perballe skuadren e Schalke qe renditet ne vendin e 5 dhe synon kualifikimin ne Champions League. Skuadra e Schalke per takimin e sotem duhet te kompensoje mungesat e shumta per shkak te demtimeve te futbollisteve. 3 here jane perballur keto skuadra ne Bundeslige dhe vendasit e Augsburg jane mundur ne 2 perballje dhe kane arritur te marrin nje barazim.

Greuther Furth do te prese ne fushen e saj kundershtarin e preferuar ne Bundeslige. Kunder Mainz ne fazen e pare skuadra e trajnerin Mike Buskens arriti te regjistroje fitoren e vetme ne 18 jave te kampionatit. “Edhe kete here kunder Mainz ne do te fitojme”, ka deklaruar portieri Hesl. Per Furth faza e dyte e sezonit nisi me nje humbje me rezultatin 2-0 kunder Bayern Munchen.

Skuadra e Mainz vjen pas barazimit pa gola ne fushen e saj kunder Freiburg. Nje barazim qe nuk i ka pelqyer aspak trajnerit Tuchel i cili e ka vendosur skuadren perpara pergjegjesise. “Kunder Furth skuadra duhet te reagoje dhe mendoj se futbollistet e dine se cfare duhet te bejne”, ka deklaruar Tuchel.

Skuadra surprize e fazes se pare, Eintracht Frankfurt do te prese ne fushen e saj skuadren e Hoffenheim e cila rrezikon te zbrese ne Bundesligen 2. Frankfurt fazen e dyte e nisi me humbjen kunder Bayer Leverkusen dhe trajneri Armin Veh ka akuzuar drejtuesit e klubit te cilet ngurrojne te sjellin ne skuader nje sulmues.

Hoffenheim vjen ne kete takim pas barazimit kunder Borussia Monchengladbach. Trajneri i ri Marco Kurz ishte i kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij. Tani ai shpreson qe skuadra te filloje te fitoje. 7 here jane perballur keto dy skuadra dhe Eintracht ka arritur 1 fitore ndersa Hoffenheim regjistron 4 te tilla. Ne barazim kane perfunduar 2 perballje.

Ne oren 18.30, ne fushen e Freiburg skuadra e vendit te dyte, Bayer Leverkusen do te kete nje test te veshtire. Skuadra e Freiburg duket se kete sezon synon kualifikimin ne Europa League. aktualisht skuadra e Christian Streich renditet ne vendin e 6 me 27 pike. Skuadra e Freiburg eshte skuadra me mbrojtjen e dyte me te mire ne Bundeslige. Sekreti i Freiburg eshte nju skuader e bashkuar dhe nje mbrojtje e forte.

Ne 18 jave te zhvilluara portieri Baumann ka arritur qe ne 9 takime te mos pesoje gol. Sot dot e perballet me Leverkusen qe ka sulmin e trete me te mire ne Bundeslige dhe ka ne gjirin e saj golashenuesin me te mire, Stefan Kiessling qe ka realizuar 13 gola. Leverkusen synon te forcoje pozitat ne vendin e 2 dhe sot do te kerkoje fitoren. 27 here jane ndeshur keto dy skuadra. 7 fitore i takojne vendasve dhe 13 skuadres se Bayer Leverkusen. Ne barazim kane perfunduar 7 takime.

Vjen suksesi i dyte radhazi per Dortmundin
Dy fitore ne po kaq ndeshje per vitin e ri. Bilanci i Borussia Dortmund flet qarte, kampionet e Gjermanise kerkojne t’ia bejne te veshtire Bayern Munchen rrugen drejt titullit kampion.

Viti 2013 sjell edhe suksesin e dyte per djemte e drejtuar nga Jurgen Klopp, te cilet nuk rreshqiten ne ndeshjen hapese te javes se 19-te te Bundesliges duke u imponuar paster me rezultatin 3-0 ndaj Nurnbergut. “Signal Iduna Park” e etur per fitore u shkund qe ne minuten e 18-te nga Kuba Blazukowski, i cili ledhatoi rrjeten me 11-metershin e fituar nga Pisczek.

Vendimi i dyshimte i gjyqtarit qe lejoi avantazhin e vendasve, u preu kembet miqve, te cilet e humben busullen qe ne minuten e 23-te kur polaku Blazukowski perfitoi nga nje krosim i Goetze nga e djathta, duke sigluar rrjeten qe vulosi suksesin e 10 sezonal per Borussian e Dortmundit. Pjesa e dyte nisi me te njejtin dialog, kampionet e Gjermanise ne sulm dhe Nurenberg ne pritje te kundersulmeve por ne minuten e 88 Lewandowski sigloi shifrat 3-0. Nje gol mjaft i bukur per nga menyra e realizimit per bomberin polak.