Bundesbank lehtëson cilësinë e kreditimit në eurozonë

Bundesbank lehtëson cilësinë e kreditimit në eurozonë

Bundesbank lehtëson cilësinë e kreditimit në eurozonëKreu i bankës qendrore të Gjermanisë, \”Bundesbank\” ka zbutur tonet lidhur me një lehtësim të mundshëm të cilësisë së kreditimit në eurozonë.

Presidenti Jens Weidmann është cituar të ketë thënë se Banka Qendrore Europiane mund të marrë asete të tjera nga bankat për të mbështetur ekonominë e eurozonës.

Por në të njejtën kohë Weidmann ka shtuar se këto asete duhet të përmbushin standartet e cilësisë.

Gjermania, si ekonomia më e madhe në zonën e euros, ka qenë gjithmonë e kujdesshme ndaj cilësisë së kreditimit.

Preokupimi gjerman lidhet me kërkesën e shefit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi për një ulje, përtej parashikimit të inflacionit në eurozonë.