f.0111154504428_m

Bujqit do ta përkrahin Vetëvendosjen për bllokimin e kufirit

Bujqit e Kosovës do t’i bashkëngjiten aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e pikave kufitare në Merdare dhe te “Dheu i Bardhë”. Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës kanë bërë të ditur se vendimin për bashkëngjitjen e tyre në ketë aksion e kanë marrë pasi sektori i tyre, bujqësia, nuk po përparon dhe po shënon rënie.

“Gabim fatal ka bërë qeveria me hapjen e kufijve pas mbylljes disamujore për mallrat serbe”, ka thënë Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve.
Sipas tij, gjatë masave të reciprocitetit, bujqësia dhe prodhimtaria vendore bujqësore ka lulëzuar dhe kishte shënuar ngritje edhe punësimi. “Për heqjen e reciprocitetit është pajtuar vetëm Qeveria e Kosovës, andaj ne do të dalim në Merdare dhe te “Dheu i Bardhë” për të mbrojtur vendimin e Kuvendit”, tha Tahiri.