Bujar Nishani: Telefonata me fjalë fyese e Ramës

Bujar Nishani: Telefonata me fjalë fyese e Ramës

Bujar Nishani: Telefonata me fjalë fyese e RamësPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaroi se është ofenduar me fjalë fyese nga Kryeministri Rama. Incidenti, tregoi Kreu i Shtetit në një intervistë televizive, ndodhi pas refuzimit të tij për dekretuar Visar Zhitin si ambasador në Vatikan.

Nishani theksoi se ai insiston që Qeveria të konsultohet me të për ambasadorët pasi një vend mik refuzoi ambasadorin e emëruar.

Kishte dëgjuar për telefonatat e Edi Ramës por Bujar Nishani mbeti i shokuar nga fjalori i përdorur prej Kryeministrit.
Kreu i Shtetit tregoi se ofendimet ishin personale ndaj tij dhe erdhën si shkak i refuzimit për të dekretuar Visar Zhitin si ambasador në Vatikan. Presidenti rrëfen se fjalët e Kryeministrit Rama u ndoqën nga sulmi që deputeti socialist Taulant Balla i adresoi Nishanit nga foltorja e Parlamentit.

Kreu i Shtetit tregoi se insistimi i tij për t’u konsultuar nga Qeveria para emërimit të ambasadorëve, erdhi pas një incidenti me një vend mik, i cili refuzoi dekretin presidencial me ambasadorin e emëruar.
Duke e quajtur të papranueshëm dhe politik sulmin ndaj Presidentit të Republikës, Nishani u distancua edhe nga marrëdhënia konfliktuale mes ish-kryeministrit Berisha dhe ish-Presidentit Topi.

Gjithsesi garantoi Ramën se, ndryshe nga paraardhësi i tij, nga goja e Presidentit nuk do të dalin sulme e ofendime në adresë të Kryeministrit as kur Bujar Nishani të jetë një qytetar i thjeshtë i vendit.
Në këmbim, kërkoi të njëjtin respekt.