Bujar Nishani dekreton 3 ambasadorë por refuzon Hobdarin, Kukon e Bimon

Bujar Nishani dekreton 3 ambasadorë por refuzon Hobdarin, Kukon e Bimon

Bujar Nishani dekreton 3 ambasadorë por refuzon Hobdarin, Kukon e BimonPresidenti Bujar Nishani dekreton emërimin e disa ambasadorëve në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Slloveni.

Qemal Minxhozi është emëruar ambasador në Republikën e Kosovës, Ilir Boçka ambasador në Republikën e Serbisë, Petrit Bushatin, ambasador në Republikën e Maqedonisë e Pëllumb Qazimin, ambasador në Republikën e Sllovenisë.

Njëherësh ai ka dekretuar lirimin nga detyra të Florent Çelikut ambasador në Poloni, rezident, e Estoni, Letoni dhe Ukrainë, jo rezident, lirimin nga detyra të Petrit Karabinës ambasador në Bullgari, rezident dhe Moldavi, si dhe lirimin Bujar Skëndos, ambasador në Shtetin e Izraelit.

Ndërkohë që presidenti Bujar Nishani nuk ka dekretuar emërimin e tre ambasadorëve të cilët ishin diskutuar më parë në komisionin e Jashtëm parlamentar dhe kishin radhën për dekret, duke e kapërcyer këtë radhë dhe duke emëruar ambasadorët në fjalë, që kanë më pak se një javë që janë bërë publikë, shkruan sot shqiptarja.com.

Kështu, kreu i shtetit nuk ka hedhur firmën për ambasadorët Adriana Hobdari, Artur Kuko dhe Roland Bimo, duke hyrë në një konflikt i ri me mazhorancën.