rame-buja1

Buja i përgjigjet LDK-së për historinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke vlerësuar se po e ndryshon historinë e popullit shqiptar. Por, Ministri i Arsimit, Ramë Buja, thotë se nuk ekziston asnjë marrëveshje me shtetin turk, përveç se ministria ka krijuar komision ekspertësh për analizimin e teksteve të historisë.

“Janë akuza, janë trillime, janë shpifje, gjithçka ka ngelur me formimin e komisionit të ekspertëve, asgjë më shumë”, ka thënë Buja për Express.

“MASHT njofton të gjithë opinionin publik se as Qeveria e Kosovës, e as MASHT nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje që nënkupton ndryshimin e teksteve të historisë. Për më tepër, Qeveria e Kosovës dhe as MASHT nuk ndryshojnë historinë, sepse ajo është çështje e studiuesve”.

Zyrtarë të MASHT-it kanë thënë se kjo ministri mbetet e përkushtuar që të eliminojë gjuhën e urrejtjes dhe pasaktësisë shkencore nga të gjitha tekstet shkollore dhe jo vetëm në atë të historisë.