BSPK

BSPK paralajmëron protesta

BSPKKryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, thotë se në BSPK kanë shkuar shumë kërkesa të cilat paralajmërojnë greva dhe protesta.

“Ato janë sjell nga sindikata të ndryshme nga persona që punojnë në ndërmarrje publike dhe nga ata që kanë mbetur pa punë nga procesi i privatizimit” thotë Arifi i cili shprehet se nëse Qeveria e Kosovës nuk i shqyrton seriozisht këto kërkesa, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me rritje pagash, atëherë zgjidhja e vetme e shprehjes së pakënaqësive mbetet greva apo rruga.

Arifi thotë se një marrëveshje mund të bëhet me Qeverinë që kjo e fundit të paktën të kërkojë që të mos rritet çmimi i energjisë apo i artikujve ushqimorë.