Musa-Xhaferi

Brukseli: Zgjidhni emrin dhe implementoni MO-në

Brukseli Zyrtar edhe një herë ka rikujtuar autoritete shtetërore se pa zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë dhe pa implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (MO), Maqedonia nuk mund të lëvizë para në procesin integrues drejt NATO-s dhe BE-së.

Së fundmi kjo porosi i është dërguar zv/kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, i cili prej katër ditësh po qëndron në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, njofton Alsat M.

“Marrëveshja e Ohrit ka qenë, është dhe mbetet një ndër shtyllat thelbësore të shtetit të Maqeodnisë, megjithatë jo e mjaftueshme për ta shpjerë Maqedoninë në NATO dhe BE. Pa zgjidhjen e çështjes së emrit është i pamundur anëtarësimi në strukturat euro-atlantike, është e pamundur marrja e datës për fillim të negociatave”, i kanë thënë Xhaferit zyrtarët e Bashkimit Evropian.