Brukseli: Situata në Preshevë të zgjidhet sipas ligjeve, larg tensionimit të situatës

Brukseli: Situata në Preshevë të zgjidhet sipas ligjeve, larg tensionimit të situatës

Brukseli: Situata në Preshevë të zgjidhet sipas ligjeve, larg tensionimit të situatësPo bëhen gati dy javë pas këmbit të deklaratave hera-herës kërcënuese nga Beogradi, saktësisht nga kryeministri serb, Ivica Daçiç dhe përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës rreth mosheqjes së përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së, ngritur ditë më parë në Preshevë.

Kurse deklarat e Daçiçit rreth mosshkuarjes më 17 janar në Bruksel “pa prishur përmendoren e UÇPMB-së” zyrtarët e BE-së nuk kanë dashur t’i komentojnë prononcimet e tij, njofton agjencia e lajmeve “Persheva Jonë”

Se si e vlerëson situatën aktaule dhe deklaratat rreth përmendores Brukseli i shqetësuar rreth kësaj situate nga palët ka kërkuar të ulin fjalët dhe të punojnë më shumë për ç‘tensionimin e situatës në Luginë për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Lidhur me deklaratat e liderëve serbë dhe shqiptarë, si dhe përmendoren e UÇPMB-së znj. Maja Kocijancic, zëdhënëse e BE-së, para pak çastesh për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka pohuar: “Kjo është çështje e brendshme. Ne shpresojmë, që autoritetet serbe si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal, do ta trajtojnë atë sipas ligjeve në një mënyrë, që nuk do të provokonte dhe tensiononte pa qenë nevoja situatën e mëtejshme…”