“Bronks” në Shkup + (video)
Dy policë dhe një grua sot u plagosën paradite në grabitjen e armatosur të “Porcredit Bank” të locuar në rrugën “Brigadat partizane” në afërsi të Kishës kryesore në qendër të Shkupit, që u krye nga tani për tani persona të panjohur.Policët e plagosur me ambulancë janë transportuar në Qendrën klinike. Drejtori i Qendrës urgjente Rexhep Selmani për MIA-n deklaroi se një prej policëve ka plagë me armë zjarri në bërrylin e majtë dhe gjendet në gjendje stabile dhe është transferuar në KARIL. Polici tjetër ka plagë të lehta trupore.
Qendra monitoruese e Procredit Bank, menjëherë e ka njoftuar policinë e cila ka intervenuar. Në shkëmbimin e zjarrit gjatë ikjes së grabitësve është plagosur një grua e cila në atë moment po udhëtonte me autobusin numër 19. Shoferi i autobusit menjëherë pas incidentit e ka transportuar të plagosurën në Spitalin e Qytetit. Nga spitali informojnë se gruaja ka lëndime më të lehta dhe se i bëhen analiza plotësuese mjekësore.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit është dëmtuar automjeti i MPB-së, dhe pika e shitjes së biletave të NQP Shkup te kompleksi Tifani.
Ekipe të MPB-së janë në terren dhe kryejnë ekspertizë, ndërsa rajoni është bllokuar.
Sipas dëshmitarëve okularë policia në afërsi të Pallatit të Gjykatave ka kapur dy persona të cilët supozohet se janë nga grupi i grabitësve të asrmatosur./lajm/