Britney Spears duket bukur si kurrë më parë
Agonia e saj me divorcin, të drejtën mbi fëmijët, financat e pakontrolluara, lidhet e dështuara dhe thyerjet nervore kanë zgjatur me vite, por duket se ditëve të zeza të divës së popit u ka ardhur fundi.
Britney që një kohë të gjatë po del në ballinat e tabloideve, nuk ka skandale, ka gjetur një të dashur të ri dhe duket se më në fund ka gjetur rrugën e duhur pas disa vite bredhje.
Kësaj po i shkon edhe reklama për parfumin e saj të ri, Radiance, pas të cilit Britney ka marrë “fatin në duart e saj”.