23-bananef4

Britanikja që vuan nga bananofobia

Fran Dado (21)  është një prej britanikëve që ndajnë frikën e njëjtë, nga fruti i verdhë, që nga ekspertët njihet si bananofobi. Madje, vetëm shikimi në ndonjë frutë të verdhë, i shkakton mundim, madje edhe mund të shkakton të vjella, transmeton gazeta britanike “The Sun”.

“Kjo ka filluar kur kisha shtatë vjet dhe vëllai James dëshironte të tallej me mua, duke vendosur bananen tek krevati. Kam hipur në krevat, dhe kur u shtriva kam ndjerë diçka shumë të bezdisshme. Nuk e dija se çka ishte dhe u frikësova shumë. Që atëherë, çdo herë që shoh ndonjë banane kam të njëjtën ndjenë”, tha Fran.

Frika e saj shkon aq larg sa që djalit të saj dyvjeçar, Harrisonit, frikësohet t’i lexojë ndonjë libër me ngjyra, pasi që çdo moment mund të has në ndonjë banane.