Brendan Rodgers vazhdon me Liverpoolin

Brendan Rodgers vazhdon me Liverpoolin

Brendan Rodgers vazhdon me LiverpoolinBrendan Rodgers dhe Liverpooli kanë vazhduar bashkëpunimin me një kontratë afatgjate. Rodgers u shpreh i nderuar me besimin e krerëve të ‘The Reds’.

RodgersTrajneri nga Irlanda Veriore, Brendan Rodgers, do të vazhdojë të jetë trajner i Liverpoolit edhe në të ardhmen.

Rogders ka vazhduar bashkëpunimin me një kontratë të specifikuar si afatgjate.

-Unë jam i nderuar dhe i privilegjuar që më është ofruar shansi për ta vazhduar qëndrimin tim në këtë klub të mrekullueshëm, u shpreh Rodgers, përcjell Mirror.

-Unë jam i lumtur të vazhdojë të punojë në projektin të cilin e kemi ndërtuar në dy vjetët e fundit dhe tani ne lëvizim në fazën tjetër, shtoi tutje trajneri irlandez.