Brendan Rodgers: Ligës së Kampionëve i duhet Liverpooli

Brendan Rodgers: Ligës së Kampionëve i duhet Liverpooli

Brendan Rodgers: Ligës së Kampionëve i duhet LiverpooliRodgers thotë se kthimi i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve është gjë pozitive për të gjithë, sepse kjo garë ka nevojë për këtë klub.

Redsat e fillojnë garën kundër bullgarëve të Ludogorets në Anfield, për të shënuar kthimin e tyre në këtë kompeticion, ku për herë të fundit kanë luajtur në vitin 2009.

“Jemi të entuziazmuar që jemi në Ligën e Kampionëve. Pesë vjet është periudhë e gjatë për të qenë jashtë një klub si Liverpooli”.

“Qëllimi ynë kryesor është që të kualifikohemi dhe të dalim nga grupi. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do t’i kërkojmë tri pikët”.

“Është një nga klubet më të mëdha me një trashëgimi të madhe evropiane dhe kësaj gare i duhet Liverpooli”, ka deklaruar Rodgers.