Brendan Rodgers

Brendan Rodgers fajëson portierin për barazim

Brendan RodgersLiverpool nuk ka arritur më shumë se një barazim (2:2) përballë Ludogoretsit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Reds, Brendan Rodgers, ka fajësuar portierin Simon Mignolet për këtë dështim.

Liverpoolit nuk po i ecën as në Ligën e Kampionëve. Reds nuk ka arritur më shumë se një barazim (2:2) përballë Ludogoretsit.

Bullgarët kaluan të parët në avantazh me golin e Dani Abalo pasi portieri Simon Mignolet bëri një gabim trashanik.

Kurse, Liverpool riktheu epërsinë me golat e Rickie Lambert dhe Jordan Henderson. Por, dy minuta pa përfunduar takimi, Georgi Terziev, barazoi rezultatin duke ia moihuar fitoren anglezëve.

Trajneri i Reds, Brendan Rodgers, ishte i zhgënjyer pasi nuk arritën ta mbajnë epërsinë, derisa për këtë barazim ka fajësuar portierin Simon Mignolet.

“Ne jemi të zhgënjyer me portierin, por ajo është e parëndësishme tani. Ne kemi nevojë për të fituar kundër Baselit gjithsesi, dhe këtë ndeshje e kemi llogaritur si vendimtare që nga fillimi”, ka deklaruar Rodgers pas ndeshjes.