Brendan Rodgers ende beson në qëndrimin e Suarez

Brendan Rodgers ende beson në qëndrimin e Suarez

Brendan Rodgers ende beson në qëndrimin e SuarezMenaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka përshtypjen se Luis Suarez do të mbetet në klub.

Sulmuesi kontrovers është lidhur me një kalim te Arsenali dhe Real Madridi këtë verë, por menaxheri i Redsave është i bindur se ai do të mbetet në Anfield.

“Ne kemi arritur mbrëmë (e diel) dhe ai ishte këtu më herët, pasi ka arritur këtu nga një pjesë tjetër e botës (Uruguai)”.

“Siç gjithmonë kemi thënë si klub, dhe sigurisht si menaxher dhe trajner, jam shumë i qetë. Luis ishte këtu siç u prit, ai është pjesë integrale e skuadrës”, ka thënë Rodgers.

Liverpooli do ta zhvillojë ndeshjen e parë të para-sezonit të mërkurën kundër Melbourne Victory.