Bregasi: Jo më kontrolle selektive

Bregasi: Jo më kontrolle selektive

Bregasi: Jo më kontrolle selektiveGjobat, kontrollet selektive, rimbursimi i TVSH-së dhe informaliteti në ekonomi, u ngritën si problematika nga komunitetit i biznesit, të grupuar pranë “Biznes Albania” në takimin e zhvilluar me Drejtoren e Tatimeve Briseida Shehaj.

Lidhur me gjobat, Kreu i BiznesAlbania, Luan Bregasi kërkoi që tatimet të tëheiqen nga proceset gjyqsore të fituara nga biznesi në apelim.  Lidhur me kontrollet e kryera nga tatimet biznesi kërkoi që një gurp tatimorësh të kontrollojë gjithë procedurat.

“Në të kaluarën nga një pjesë e administratës tatimore jemi ndeshur me sjellje jo të mira ndaj biznesit, me kontrolle selektive, edhe në mënyrë policeske gjobitet pa tëd drejta ndaj biznesve të caktuara, sidomos dy vitet e fundit. Duke parë këtë situatë, në do kërkonim nga administrata juaj më shumë respekt ndaj biznesit, dhe kontrolle personale. Jo tendencioze por bashkëpunuese për të bërë edhe kontroll edhe edukim fiskal”-tha Bregasi.

Drejtoresha e Tatimeve u shpreh se informaliteti është një shqetësim i përbashkët, por administrata po tenton të fusë në skemë bizneset e padekalruara dhe jo të gjobisë ato, duke rritur borxhin në tatimeve.

“Mos të bëjmë harbutin me tregun informal por të formalizojmë atë. Qasja që ka sot drejtoria e tatimeve, ta formalizojmë dhe jo të bëjmë bosht të keq.”

Sektori i ndërtimit, ai i turizimit, prodhuesit e bukës,  kompanive të sigurimeve ishin të prnaishëm në takim. Ata informuan Drejtoren e Tatimeve, për problematikën që hasin.