Brazili turpëron Kampionët e Botës

Brazili turpëron Kampionët e Botës

Brazili turpëron Kampionët e Botës Brazili ka bërë të veten Kupën e tretë të Konfederatave. Ekipi brazilian ka “thyer” në stadiumin historik të Marakanës, Kampionët e Botës.

Pesë herë Kampionët e Botës fituan 3-0 ndaj spanjollëve duke i dhënë fund rekordit të ndeshjeve pa humbje që iberikët mbanin (29 ndeshje).

Fred shënoi dy herë por Neymar ishte sërish në qendër të vëmendjes me një gol të shënuar. Spanja humbi 11-metërsh në pjesën e dytë, ku Serxhio Ramos nuk arriti të shënonte golin e nderit.

Pas vërshëllimës finale, tifozët e Brazilit nisën të brohorasin: “Kampionët janë rikthyer”. Brazili nuk ka humbur asnjë garë në shtëpinë e vet që prej 1975-s ndërsa Spanja duhet të kujtojë vitin 1934 të gjetur një fitore ndaj pesë herë Kampionëve të Botës.