"Brazili 2014" Botërori i fundit për Ribery

“Brazili 2014” Botërori i fundit për Ribery

"Brazili 2014" Botërori i fundit për RiberyAnësori francez, Franck Ribery, ka bërë të ditur se ky Kampionat Botëror do të jetë i fundit në karrierën e tij me kombëtaren.

31-vjeçari do të zhvillojë turneun e tretë Botëror në Brazil, ndërsa ka thënë për RTL se nuk do të jetë pjesë e ‘KB 2018’, kur do të jetë 35 vjeç.

“Ky do të jetë Kampionati i fundit Botëror për mua”.

“Duhet të shkojmë atje të arrijmë diçka, të përpiqemi ta fitojmë Kupën e Botës, shumë e thjeshtë”, është shprehur futbollisti i Bayern Munichut.

Franca bën gara në Grupin E, së bashku me Zvicrën, Hondurasin dhe Ekuadorin.