Cërvenkovski: Gruevskin e pret dënim i madh

Branko Cërvenkovski: Gruevskin e pret dënim i madh

Cërvenkovski: Gruevskin e pret dënim i madhLideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski mbrëmë nga Kumanova ka paralajmëruar se kryeministrin aktual Gruevski e pret dënim i madh. 

Ai i bëri thirrje atij që të përballet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të jenë të lira dhe demokratike dhe se sipas tij, opozita nuk lëviz nga kjo kërkesë. 

“Eja në zgjedhje që populli të vendos. Por, Gruevski po frikësohet nga dënimi i popullit. Dënim i madh e pret ate. Gruevski më mirë dënimin ta marrësh në zgjedhje demokratike, se sa në mënyrë tjetër, që  do të jetë më keq për ty. Për ne kthim s`ka, shkojmë deri në fund për fitore”, ka theksuar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Ai ka shtuar mbrëmë se do të shkojë në takimin me Gruevskin, por duke këmbëngulur në kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pako me ato lokale, tashmë të caktuara për 24 mars. Cërvenkovski bëri të ditur se mbrëmë ishin mbushur katër javë nga 24 dhjetori, kur deputetët e opozitës u nxorrën nga Parlamenti dhe u votua buxheti 2013 nga ana e maxhorancës. (INA)